I kërkuar në Itali, arrestohet në Kavajë i dyshuari si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte drogë

I kërkuar në Itali, arrestohet në Kavajë i dyshuari si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte drogë

Një person i akuzuar në Itali, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike u arrestua në Kavajë.    47 vjeçari me inicialet F,M, i cili sipas policisë rezulton me rrezikshmëri të lartë u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Bolonjës, Itali, më datë 25.05.2026, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për të, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.   Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit F. M., në Itali.