I kemi dhënë shumë shanse Iranit/ Trump: Do shkatërrohet plotësisht nëse hakmerret ndaj SHBA
Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar retorikën ndaj Iranit, duke vënë në pikëpyetje mundësinë e një marrëveshjeje me Teheranin dhe duke paralajmëruar pasoja të rënda në rast të një kundërpërgjigjeje ushtarake. Në një intervistë telefonike për Fox News, Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Iranit shumë mundësi dhe se një marrëveshje e re me Teheranin, sipas tij, nuk do të kishte vlerë. Trump paralajmëroi gjithashtu se çdo sulm hakmarrës iranian ndaj Shteteve të Bashkuara do të sillte një reagim ekstrem nga Uashingtoni. Sipas Fox News, presidenti amerikan tha se Irani mund të “shfarosej plotësisht” nëse do të ndërmerrte një kundërpërgjigje ushtarake. Kreu i Shtëpisë së Bardhë pretendoi se forcat amerikane kanë goditur dhe shkatërruar objekte të rëndësishme të sistemeve iraniane të radarëve,...
Burimi:
ntv.al