“I kapi paniku”, Trump për tarifën e Kinës ndaj SHBA-së: E luajtën gabim

“I kapi paniku”, Trump për tarifën e Kinës ndaj SHBA-së: E luajtën gabim

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se Kinën “e kapi paniku” në përgjigje të tarifave të tij pasi shpalli  sot se do të vendosë tarifa reciproke prej 34% për importet e mallrave amerikane. “Kina E LUAJTI GABIM, ATA I KAPI PANIKU – E VETMJA GJË QË NUK MUND TË BËJNË!”, shkroi Trump në Truth Social. Kujtojmë se të mërkurën, Trump shpalli një tarifë prej 34% për të gjitha mallrat kineze të importuara në SHBA, e cila ishte shtesë e një tarife prej 20% të vendosur më parë me qëllimin e frenimit të futjes së fentanilit nga Kina në SHBA. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv