I jepet lamtumira e fundit akademikut Luan Omari, Akademia e Shkencave nderon kontributin e një prej themeluesve të saj!
Akademia e Shkencave mbajti sot homazhet për një nga themeluesit e saj. Profesor Luan Omari, akademiku më jetëgjatë në vendin tonë, u nda nga jeta në moshën 101-vjeçare. “Do më mungojë mirësia e tij, sidomos këto kohët e fundit kur kishte një kujtesë të dobësuar, i doli në pah butësia e tij…”, u shpreh e bija e tij, Anila Omari. Në akademinë solemne, kolegët nderuan kontributin e Profesorit që jetën ia dedikoi kërkimit shkencor, studimit dhe zhvillimit të së drejtës dhe shkencave juridike në Shqipëri. Karrierën e tij, Profesori e lidhi ngushtë me zhvillimin e arsimit të lartë dhe institucioneve akademike në vend. Ka qenë docent i së drejtës Publike në Institutin e Lartë Juridik, dekan i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës për...
Burimi:
javanews.al