I ekstraduar nga SHBA për vrasjen e 3 shtetasve, Sokol Hoxha kërkon parashkrimin e dënimit

I ekstraduar nga SHBA për vrasjen e 3 shtetasve, Sokol Hoxha kërkon parashkrimin e dënimit

Në gjykatën e Fierit, nën masa të rrepta sigurie, ka mbërritur 51-vjeçari Sokol Hoxha, i ekstraduar nga SHBA-ja. Ai është i dënuar për vrasjen e tre shtetasve dhe po kërkon të shpallet parashkrimi i dënimit penal. Hoxha, nga Patosi, u dënua me 25 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve Banaj në vitin 1997, në kohën e kryerjes së krimit ishte 19 vjeçar. Gjykata belge e ka dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Brunilda Dervishit. Tani ai kërkon të përfitojë nga mekanizmat e së drejtës penale, siç është parashkrimi i dënimit. Hoxha u arrestua në SHBA në muajin maj, falë bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese në Shqipëri, Belgjikë dhe SHBA, në kuadër të operacionit “Globi”. Ai u ekstradua në Shqipëri më 6 gusht dhe...