I dha cigare elektronike një orangutangu, zemërim për boksieren 24-vjeçare ruse në internet

I dha cigare elektronike një orangutangu, zemërim për boksieren 24-vjeçare ruse në internet

Një video që tregon boksieren 24-vjeçare ruse Anastasia Lutskina duke i dhënë një cigare elektronike një orangutangu në një park në Krime ka shkaktuar zemërim. Videoja tregon boksieren e re fillimisht duke pirë duhan vetë dhe më pas duke ia dhënë cigaren elektronike kafshës, e cila pa dyshuar e thith tymin. Sipas mediave ruse, pas këtij akti, orangutangi shfaqi “sjellje problematike”. Kafsha, e quajtur Dana, e vetmja e këtij lloji në Krime, thuhet se ka humbur gjithashtu oreksin, refuzon të bashkëjetojë me kafshë të tjera dhe “qëndron në vend gjithë ditën”. Madje ekziston frika se ajo ka gëlltitur një fishek...
Burimi: Top-Channel.tv