Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
I dërguari i Trump në Bjellorusi, Lukashenko liron nga burgu liderin e opozitës pas takimit me Kellogg
Lideri i opozitës bjelloruse, Siarhei Tsikhanouski, i konsideruar i burgosur politik, u lirua sot menjëherë pas një takimi midis liderit Alexander Lukashenko dhe të dërguarit të posaçëm të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për Ukrainën, Keith Kellogg, raportoi e përditshmja bjelloruse Nasha Niva. Tsikhanouski, një bloger i njohur dhe ish-kandidat presidencial i vitit 2020, u arrestua pak para votimit dhe u dënua me 18 vjet burg për akuza të motivuara politikisht. Amnesty International e njohu atë si të burgosur të ndërgjegjes. Gruaja e tij, Sviatlana Tsikhanouskaya, më vonë zuri vendin e tij në garën zgjedhore, duke u bërë sfiduesja kryesore...