Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
I dërguari i posaçëm i Trump do vizitojë nesër Moskën, çfarë do diskutohet mes diplomatit amerikan dhe udhëheqjes ruse?
Steve Witkoff, i dërguari special i presidentit të SHBA-së Donald Trump, do të jetë në Moskë të mërkurën për bisedime me udhëheqjen ruse, tha një burim i cituar nga Reuters. Detajet e axhendës së vizitës së Witkoff nuk janë publikuar nga Shtëpia e Bardhë. “Presidenti ka lënë të kuptohet se i dërguari special Witkoff do të udhëtojë në Rusi këtë javë, kështu që mund ta konfirmoj këtë në këtë fazë”, u tha gazetarëve zëdhënësja e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Tammy Bruce, duke shtuar se nuk kishte detaje të tjera për të publikuar. Agjencia ruse e lajmeve TASS raporton se i dërguari special i Trump është larguar nga Shtetet e Bashkuara për në Moskë. Në javët e fundit, presidenti i SHBA-së ka shprehur zhgënjimin e...