I dënuar për vrasje, serbi arratiset nga qendra e paraburgimit

I dënuar për vrasje, serbi arratiset nga qendra e paraburgimit

Kosova E Enjte, 7 Gusht 2025 21:02 Autoritetet e Kosovës kanë bërë të ditur se një i burgosur në Qendra e paraburgimit në Mitrovicë, është arratisur pasditen e 7 gushtit. Policia tha se bëhet fjalë për Gjorgje Radomiroviq, ndërkaq Shërbimi Korrektues i Kosovës tha se ai ishte i dënuar me 14 vjet e 6 muaj burgim për vrasje nga të cilat i kishin mbetur edhe 3 vjet e 7 muaj. “Sot janë pezulluar nga puna katër zyrtarë, drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, një mbikëqyrës i lartë dhe dy zyrtarë korrektues për shkak se nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë është arratisur i burgosuri GJ.R”,-tha Shërbimi Korrektues i Kosovës. I arratisuri kishte qenë duke punuar në hapësirat e punëtorisë së qendrës në paraburgimit në...