I dënuar për trafik droge në Itali dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, sekuestrohen 29 pasuri të Ilir Shehut
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 29 pasuri të Ilir Shehut, i njohur edhe si Ilir Pasholli, i dënuar më parë për trafik droge në Itali dhe nën hetim për një skemë të dyshuar kontrabande ilaçesh mes Italisë dhe Shqipërisë. Mes pasurive të sekuestruara janë kompani farmaceutike, automjete dhe prona të paluajtshme. Vendimi është marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të një hetimi pasuror për të ardhura që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale. Sipas organit të akuzës, hetimet kanë zbuluar një skemë të dyshuar kontrabande ilaçesh nga Italia drejt Shqipërisë, ku dokumentacioni i mallrave manipulohej gjatë procedurave doganore. Konkretisht, barnat bliheshin në Itali me fatura të rregullta dhe eksportoheshin me dokumentacion që pasqyronte sasinë dhe...
Burimi:
gijotina.com