Gjekmarkaj takon aleatin e Melonit në Milano: Diskutuam për protestat në Shqipëri dhe nevojën për zgjedhje të lira

Gjekmarkaj takon aleatin e Melonit në Milano: Diskutuam për protestat në Shqipëri dhe nevojën për zgjedhje të lira

Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht nënkryetar i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka zhvilluar një takim në Milano me Maurizio Lupin, kryetar i partisë italiane “Ne të Moderuarit” (Noi Moderati) dhe aleat i kryeministres Giorgia Meloni në koalicionin qeverisës të së djathtës në Itali. Përmes një postimi, Gjekmarkaj bën të ditur se në fokus të bisedës kanë qenë zhvillimet politike në Shqipëri, protestat kundër korrupsionit dhe skandaleve qeveritare, si dhe përpjekjet e PD-së dhe Sali Berishës për bashkimin e frontit opozitar për zgjedhjet lokale. Gjekmarkaj ka theksuar gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit mes forcave politike të qendrës së djathtë në Shqipëri dhe Itali, ndërsa ka ftuar Lupin të vizitojë Shqipërinë, ftesë që ky i fundit e ka pranuar. Postimi: Takim me Maurizio Lupin, kryetar i partisë “Ne...