Bardhi: Kutitë me para në vilat e Ballukut, si në bodrumet e karteleve të drogës, do votojmë kundër projektbuxhetit 2027

Bardhi: Kutitë me para në vilat e Ballukut, si në bodrumet e karteleve të drogës, do votojmë kundër projektbuxhetit 2027

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se përmes buxhetit të vitit të ardhshëm po vijon të mbështesë atë që ai e cilëson si “ekonomia e betonit”, duke e lidhur atë me pastrimin e parave të krimit të organizuar dhe korrupsionin. Gjatë deklaratës së tij, Bardhi u shpreh se ndërtimi është kthyer në një burim të sigurt për pastrimin e parave dhe përfitimet e paligjshme. Bardhi po ashtu përmendi Belinda Ballukun, në vilën e të cilës u gjet një kuti me euro, duke e krahasuar me mënyrën e ruajtjes së parave në kartelet e drogës. “Prioriteti i Edi Ramës vazhdon të jetë ekonomia e betonit, sepse aty mund të pastrohen më lehtë dhe më shpejtë paratë e krimit...