I dënuar për kultivim narkotikësh, arrestohet me qëllim ekstradimi 37-vjeçari

I dënuar për kultivim narkotikësh, arrestohet me qëllim ekstradimi 37-vjeçari

Një 37-vjeçar i dënuar nga gjykata e Pejës për kultivim të bimëve narkotike është arrestuar në Tepelenë me qëllim ekstradimi në Kosovë. Policia njoftoi se “si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale, nga rrjeti ENFAST, ndërmjet homologëve në njësisë FAST, në Shqipëri dhe në Kosovë, u kap në Tepelenë në vijim të operacionit “The Wanted”, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Kosovës, A. K., 37 vjeç, i lindur në Tepelenë”. Sipas policisë “gjatë vitit 2024, Gjykata Themelore e Pejës ka lëshuar 2 urdhërarreste për këtë shtetas, konkretisht një për kultivim të bimëve narkotike dhe tjetri për kultivim të bimëve narkotike dhe për armëmbajtje pa leje”. “Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për të finalizuar procedurën për...