Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
I dënuar në Itali me 5 vite e 6 muaj burg për prostitucion, arrestohet Lazër Vladaj
Një 44-vjeçar, shtetasi Lazër Vladaj, alias Cristian Manea, ka rënë në prangat e Policisë në Shkodër, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ky shtetas ishte dënuar nga autoritetet italiane për shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim. Po ashtu mësohet se për këtë vepër penale, Gjykata e Apelit e Peruxhias në Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim. Ndërkohë Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për përfundimin e procedurave të ekstradimit të tij drejt Italisë. Njoftimi i Policisë: Hani i Hotit, Shkodër-Arrestohet një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i...