I dënuar me 2 vjet burg të formës së prerë, ish-kryeprokurori Llalla kërkon të shpëtojë me procedurë! Pretendon se kaloi afati ligjor, do parashkrimin e veprës

I dënuar me 2 vjet burg të formës së prerë, ish-kryeprokurori Llalla kërkon të shpëtojë me procedurë! Pretendon se kaloi afati ligjor, do parashkrimin e veprës

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka kërkuar parashkrimin e dënimit të dhënë ndaj tij, me pretendimin se ka kaluar afati ligjor për ekzekutimin e tij. Sipas gazetares Anila Hoxha, kërkesa e Llallës është bërë publike në listën e kërkesave penale që lidhen me parashkrimin. Llalla, i cili është dënuar nga drejtësia shqiptare, kërkon që çështja e tij të shqyrtohet në raport me afatet ligjore të parashkrimit të dënimit. Në 13 dhjetor të vitit 2021, ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është arrestuar në Romë të Italisë. Arrestimi i ish-kryeprokurorit erdhi pas një urdhri që Interpol Tirana kishte lëshuar për të, pas dënimit nga Gjykata e Posaçme e Apelit me dy vite burg. Ish prokurorit të përgjithshëm veç vendimit të fajësisë i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike...