I burgosuri humbi jetën tek ‘313’-ta, reagon “Helsinki”: I sëmuri u la në qeli 8 ditë pa trajtim

I burgosuri humbi jetën tek ‘313’-ta, reagon “Helsinki”: I sëmuri u la në qeli 8 ditë pa trajtim

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar mbi humbjen e jetës së të burgosurit Besnik Koçiu në ambientet e IEVP “Jordan Misja”. Sipas njoftimeve të publikuara në media më datë 26.07.2025, familjarët e shtetasit Besnik Koçiu përmes një letre të hapur bënin apel për hetimin e humbjes së jetës së tij në ambientet e paraburgimit “Jordan Misja”. Nisur nga ky njoftim, KShH në datën 29.07.2025 zhvilloi një monitorim në ambientet e IEVP “Jordan Misja”, me qëllim verifikimin e çështjeve të ngritura nga familjarët e të ndjerit. Viktima ishte akomoduar në IEVP “Jordan Misja” më datë 16.07.2025 dhe që në momentin e pranimit në institucion kishte referuar se trajtohej për disa diagnoza komplekse si: Diabet Mellitus tip. 2, nën insulin, HTA st. IIII, Dislipidemi. Gjithashtu referonte se para 6...