I ati i kërkoi të bëhej doktor, por Eqrem Çabej iu përkushtua gjuhësisë/ Nga braktisja e Fakultetit të Mjekësisë, te studimet në Vjenë
Eqrem Çabej, është një ndër përfaqësuesit më të shquar të gjuhësisë shqiptare. Akademiku i shquar shqiptar lindi në Turqi më 6 gusht 1908. Studimet fillore i kreu në Gjirokastër. Më pas kreu shkollën e mesme në Klagenfurt dhe pasi braktisi Fakultetin e Mjekësisë në Romë, u regjistrua në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Gracit, e më pas në Universitetin e Vjenës, në Austri, ku dhe përfundoi studimet. Pas mbarimit me sukses të studimeve universitare 25-vjeçari Eqrem Çabej u kthye përfundimisht në Shqipëri, me diplomën e Universitetit të Vjenës në xhep dhe me dëshirën e zjarrtë për t´i vënë dituritë dhe energjitë e tij në shërbim të Atdheut. Por pasi kreu gjimnazin në Klagenfurt (1923-1926), për shkollimin e lartë pati një fërkim me synimin që...
Burimi:
kultplus.com