I akuzuar për prodhim dhe shitje të nar’kotikëve, SPAK dërgon për gjykim vëllanë e deputetit të PS-së

I akuzuar për prodhim dhe shitje të nar’kotikëve, SPAK dërgon për gjykim vëllanë e deputetit të PS-së

 Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjykim edhe Armando Ndrecën, vëllain e deputetit socialist Eduard Ndreca, që akuzohet për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike, si dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal. Sipas hetimeve, Armando Ndreca ka pasur rol organizativ në një grup të përfshirë në kultivimin dhe shpërndarjen e sasisë prej 243 kg kanabis, gjatë vitit 2020 në zonën e Lezhës. Ai u arrestua në 2024, me dyshimin se ishte i përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike, pas zbulimit të një stani të kthyer në shtëpi bari në një fshat të Lezhë. Armando...