Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Hysi në Ankara: Marrëdhënia Shqipëri-Turqi, në nivelin e partneritetit strategjik
Në Ankara u zhvillua ditën e martë Forumi i Medias Turqi-Ballkan, organizuar nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës turke, ku një fokus të veçantë pati edhe miqësia dhe marrëdhënia e Turqisë dhe Shqipërisë. Me ftesë të drejtorit të Komunikimit të Presidencës Turke, Fahrettin Altun, në këtë forum mori pjesë drejtori i përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim, Alteo Hysi. Në fjalën e tij, Hysi theksoi se në vitet e fundit, kjo marrëdhënie që bazohet te lidhjet e forta njerëzore mes dy vendeve, është ngritur në një nivel të ri, atë të partneritetit strategjik. “Ngritja e Këshillit të Bashkëpunimit të...