Hyri në Kakavijë me pasaportë false, arrestohet 55-vjeçari

Hyri në Kakavijë me pasaportë false, arrestohet 55-vjeçari

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 55 vjeç, banues në Dibër, pasi në PKK Kakavije, në hyrje të RSh-së, iu ka paraqitur punonjësve të Policisë Kufitare në sportel, një pasaportë të dyshuar të falsifikuar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Burimi: Argjiroja.net