Hyn në fuqi armëpushimi tre ditor nga Rusia/ Qetësi në qytetet ukrainase

Hyn në fuqi armëpushimi tre ditor nga Rusia/ Qetësi në qytetet ukrainase

Qytetet ukrainase duken të jenë të qeta mëngjesin e së Enjtes, pasi ka hyrë në fuqi një armëpushim treditor i shpallur nga Rusia. Thuhet se nuk ka pasur asnjë sulm me dronë apo raketa mëngjesin e sotëm, pas disa netësh bombardimesh të pareshtura. Megjithatë, Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se avionët rusë hodhën dy herë bomba të telekomanduara mbi rajonin Sumi në verilindje të vendit, në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Sulmi i parë ndodhi pothuajse tri orë pasi hyri në fuqi armëpushimi, ndërsa i dyti brenda dy orësh. Nuk ka të dhëna për dëmet e shkaktuara....
Burimi: Opinion.al