Hyn “live” në TikTok dhe dëmton godinën e bashkisë së Korçës, e pëson i riu

Hyn “live” në TikTok dhe dëmton godinën e bashkisë së Korçës, e pëson i riu

Një i ri nga qyteti i Korçës ka dëmtuar ambientet e jashtme të bashkisë së Korçës. I riu, i cili sipas burimeve nga policia, është përdorues i lëndëve narkotike, ka hyrë LIVE në TikTok, me një fjalor të rëndë duke ofenduar kryeministrin Rama, i inatosur për prishjet e strukturave në hapësirat publike në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës, aty ku ai vet banon. Të njëjtët burime shtojnë se i riu është identifikuar dhe proceduar penalisht nga policia e Korçës.