Hyjnë në fuqi tarifat e reja të Trumpit ndaj dhjetëra vendeve të botës

Hyjnë në fuqi tarifat e reja të Trumpit ndaj dhjetëra vendeve të botës

Tarifat e reja gjithëpërfshirëse të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ndaj dhjetëra vendeve në mbarë botën, kanë hyrë në fuqi të mërkurën pas mesnatës. Pak pas mesnatës, përmes platformës së tij Truth Social, Trump shkroi: “ËSHTË MESNATË!!! MILIARDA DOLLARË NË TARIFFA PO RRJEDHIN TANI NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS!” Shtëpia e Bardhë tha se duke filluar pak pas mesnatës, mallrat nga më shumë se 60 vende dhe nga Bashkimi Evropian do të përballen me tarifa prej 10 për qind ose më të larta. Produktet nga Bashkimi Evropian, Japonia dhe Koreja e Jugut do të tatohen me 15 për qind, ndërsa importet nga Tajvani, Vietnami dhe Bangladeshi do të tatohen me 20 për qind. Për vende si BE-ja, Japonia dhe Koreja e Jugut,...