Huthitë përpiqen të prodhojnë raketa balistike me komponentë kinezë
Militantët Huthi po përpiqen të prodhojnë në mënyrë të pavarur raketa balistike të avancuara me rreze të mesme veprimi duke përdorur komponentë të furnizuar nga Kina – një përparim teknologjik që do të rriste kërcënimin që paraqet grupi i mbështetur nga Irani. Huthi-t kanë siguruar një sërë komponentësh të nevojshëm për të ndërtuar një version të një prej armëve më të fuqishme të Iranit, raketës së drejtuar me precizion Kheibar Shekan, nga një furnizues kinez. Kjo është sipas një raporti nga Conflict Armament Research, një organizatë që operon në zona konflikti dhe dokumenton përdorimin e armëve dhe zinxhirët e furnizimit, raporton Wall Street Journal.
Burimi:
syri.net