Burimi:
Top-Channel.tv

Hungaria miraton amendamentet që ndalojnë grumbullimet e komunitetit LGBTQ+, Orban: Çdo gjë e bëjmë për fëmijët tanë
👁12528
Parlamenti i Hungarisë miratoi sot ndryshimet kushtetuese që synojnë personat LGBTQ+ dhe ato që qeveria i quan “rrjetet e presionit politik të financuara nga jashtë” që minojnë sovranitetin e vendit. Kryeministri nacionalist Viktor Orban, në pushtet që nga viti 2010, përballet me zgjedhjet në 2026 me ekonominë në vështirësi dhe një parti të re opozitare që paraqet sfidën më të fortë deri më tani për qeverisjen e tij. Amendamentet kushtetuese janë pjesë e fushatës politike të Orbanit për të rritur bazën e tij të votuesve dhe gjithashtu për të joshur votat nga e djathta ekstreme, thanë disa analistë. Orban është...