Humbjet e bankave nga rreziqet operacionale pësuan rënie vitin e kaluar

Humbjet e bankave nga rreziqet operacionale pësuan rënie vitin e kaluar

Humbjet e bankave nga rreziqet operacionale pësuan rënie vitin e kaluar. Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, këto humbje arritën vlerën e 305 milionë lekëve, në rënie me 39% krahasuar me vitin 2023.Bankat raportuan gjithsej 1951 raste të humbjeve nga rreziqet operacionale, 12% më pak krahasuar me një vit më parë.Shtatë banka kanë raportuar një ulje të humbjeve, tre të tjera kanë shënuar rritje të tyre, ndërsa vetëm një bankë nuk ka raportuar humbje.Mbulimi i humbjeve me kapital është përmirësuar, pasi në vitin 2024 humbjet përbëjnë vetëm 2.65% të kërkesës për kapital për rrezikun operacional, krahasuar me 5.18% në vitin...