Humbje e rëndë për CDU-në, Merz: ‘Është një katastrofë’, por do të vijoj si kancelar
Kancelari gjerman Friedrich Merz reagoi menjëherë pas rezultateve të zgjedhjeve në Berlin dhe Mecklenburg-Vorpommern, duke e cilësuar rezultatin e CDU-së në këtë të fundit si një ‘katastrofë’. Në një deklaratë në selinë qendrore të CDU-së në Berlin, Merz tha se rezultati ‘nuk mund të zbukurohet’, por njëkohësisht bëri të qartë se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga drejtimi i partisë apo nga posti i kancelarit. ‘Çfarë duhet bërë tani kërkon kurajë, qëndrueshmëri dhe durim. Unë do t’i kem këto si kryetar i CDU-së dhe mbi të gjitha si kancelar i vendit tonë’, deklaroi Merz. CDU-ja pësoi një rënie të fortë në Mecklenburg-Vorpommern. Sipas projeksioneve të ARD-së, partia rezultoi me rreth 5.3%, duke rrezikuar hyrjen në parlamentin e landit. Në zgjedhjet e vitit 2021, CDU kishte...
Burimi:
syri.net