Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Humbja që e tronditi, Elinara Shehu ndan dhimbjen e madhe me ndjekësit
Një ditë e trishtë për fermeren e njohur Elinara Shehu, e cila ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e dhimbshëm për ndarjen nga jeta të nënës së saj. Në një postim emocional në Instagram, Elinara ka shprehur pikëllimin dhe dashurinë e thellë për të ëmën. “Engjëll në tokë e në qiell, e shtrenjta ime mam! Asgjë nuk do të jetë më si më parë. Një pjesë e imja iku me ty përgjithmonë. Pushofsh në paqe, pulbardha ime!” – shkruan ajo mes dhimbjes. Postimi ka prekur zemrat e shumë ndjekësve që kanë reaguar me ngushëllime dhe fjalë mbështetëse në komente.