Humbja në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Dashamir Shehi dorëhiqet si kryetar i LZHK

Humbja në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Dashamir Shehi dorëhiqet si kryetar i LZHK

Dashamir Shehi TIRANË- Dashamir Shehi ka njoftuar largimin e tij nga drejtimi i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar. Vendimin e mori pasi nuk siguroi asnjë mandat në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Shehi pranoi përgjegjësinë për humbjen dhe shtoi se tashmë është koha e tij që të largohet për t'u hapur rrugën të rinjëve që aspirojnë të merren me politike. “I hap rrugën të rinjve në politikë. Rezultati është i dobët, por nuk na turpëron,”- tha ai duke nënvizuar faktin se koalicioni i tij mori vetëm 5,530 vota në rang kombëtar.
Burimi: Zeri.ai