Humbja në finale djeg, Vllaznia nis revolucionin: largohet trajneri dhe drejtori sportiv! Priten largime edhe futbollistësh

Humbja në finale djeg, Vllaznia nis revolucionin: largohet trajneri dhe drejtori sportiv! Priten largime edhe futbollistësh

13 Maj 2025 20:59 Telesport Vllaznia nis revolucionin pas disfatës në finalen e kampionatit shqiptar, ku Egnatia triumfoi ne nje ndeshje te dominuar. Klubi shkodran mori dy vendime te pritshme duke konfirmuar zyrtarisht largimin e Tomas Brdariç. Trajneri gjerman mbyll kështu bashkëpunimin që zgjati 1 vit me kuqeblutë, pas rikthimit në pankinë. Ai paguhej 7 mije euro ne sezon. Vllaznia u mposht nga Egnatia në finalen e Final Four. Shkodranët pësuan disfatë me rezultatin 0-4 në stadiumin “Arena Kombëtare”. Kujtojmë se Vllaznia kishte njoftuar po sot gjithashtu largimin e drejtorit sportiv, Tefik Osmani. Ky i fundit ishte pjesë e klubit nga nëntori i vitit 2023. Njoftimi i Vllaznisë: “KF Vllaznia njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Thomas Brdariç. Klubi e falenderon për kontributin e dhënë...