Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Humbja më 11 maj, Berisha: Zgjedhjet ishin farsë, nuk e përjashtojmë grevën e urisë
👁3979
Kryetari i Partisë Demokratike nuk ka përjashtuar mundësinë që opozita të futet në grevë urie në shtator, kur nis sesioni i ri parlamentar. Në konferencën për mediat, Berisha tha se greva e urisë nuk përjashtohet dhe se do bindë shqiptarët që zgjedhjet e 11 majit ishin farsë. “Apsolutisht i gatshëm ta udhëheq deri në fitore. Me shembullin personal, tu rikthej shqiptarëve votën e lirë. Asgjë nuk përjashtohet, asnjë variant. Rëndësi për ne ka që shqiptarët me ndërgjegje të plotë të binden se kjo ishte një farsë dhe ajo që paraqet propaganda e qeverisë”-ishte përgjigja e Berishës.