Humbi jetën tragjikisht në aksident, 49-vjeçari nga Kavaja ishte djali i ish-trajnerit të njohur dhe ish-kryebashkiakes së Shijakut!

Humbi jetën tragjikisht në aksident, 49-vjeçari nga Kavaja ishte djali i ish-trajnerit të njohur dhe ish-kryebashkiakes së Shijakut!

I riu 49-vjeçar që humbi jetën në aksidentin e mëngjesit të së hënës në Gosë-Vilëbashtovë të Kavajës, është djali i dy personave publikë. Prindërit e viktimës Laurel Alite që humbi jetën nga përplasja e motorit të tij me një makinë, janë ish-lojtari dhe ish-trajneri i ekipit të volejbollit “Erzeni”, Lulzim Alite dhe ish-kryebashkiakja e Shijakut dhe mësuesja, Afërdita Alite. Lulzim Alite ka veshur fanellën shijakase, për të cilën edhe i biri duket se ndante të njëjtin pasion. E shoqja, Afërdita, ka shërbyer edhe si drejtuese e shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Shijak. Komuniteti i Shijakut e përshkruan Laurelin si një njeri “të mrekullueshëm” dhe “të gatshëm për të ndihmuar.” “Kushdo që ka punuar me Lelin e di se sa njeri i mrekullueshëm, pozitiv dhe i...