Humbi jetën teksa lahej në bregdetin e Durrësit/ Identifikohet viktima, shkaku i vdekjes dyshohet të jetë arresti kardiak

Humbi jetën teksa lahej në bregdetin e Durrësit/ Identifikohet viktima, shkaku i vdekjes dyshohet të jetë arresti kardiak

Pushuesi që humbi jetën ditën e djeshme në plazhin e Sektorit Rinia në Durrës është identifikuar. Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës, pasi trupi i pajetë i viktimës u nxor nga pushuesit. Sipas informacioneve, viktima është 41-vjeçari, Shpëtim Alla nga Durrësi. Mësohet se shkaku i vdekjes së 41-vjeçarit dyshohet të ketë qenë arresti kardiak. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv