Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Humbëm 3-0 dhe të gjithë mendojnë për përmbysjen, vetëm te Reali ndodh”, Bellingham-i: Që në Londër besuam te kthimi i rezultatit
👁11562
Jude Bellingham-i është paraqitur në konferencë për shtyp së bashku me Ancelott-in në prag të sfidës kundër Arsenalit. Mesfushori anglez është shprehur përpara gazetarëve se fjala ‘Remontada’ (përmbysje) është më e përdorura në dhomën e zhveshjes së Realit të Madridit. Bellingham-i ka thënë se të gjithë besojnë te përmbysja, e cila është edhe pjesë e historisë së këtij klubi. “Fjala më e përdorur në dhomën e zhveshjes ditët e fundit është ‘Remontada’. Që kur ishim në autobus në Londër, ne të gjithë besuam se mund ta kthejmë këtë rezultat. Do të shkojmë me mentalitetin se vetëm një përmbysje është e...