Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Humb jetën pushuesi në plazhin e Qerretit
👁4358
Një person i moshuar ka humbur jetën mëngjesin e ditës së sotme në plazhin e Qerretit në Kavajë. Sipas uniformave blu mësohet se shtetasi H. U., 73 vjeç dyshohet se ka pësuar arrest kardiak kur është futur në det dhe për pasojë ka humbur jetën. “Kavajë/Informacion paraprak Rreth orës 10:00, në Qerret, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak kur është futur në det dhe për pasojë ka humbur jetën, shtetasi H. U., 73 vjeç, banues në Kavajë”, njofton policia. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës./Opinion.al