Humb jetën në rrethana të dyshimta një vajzë në Lezhë, policia nis hetimet
Vdekje e dhimbshme dhe e papritur e një vajze në Lezhë dhe hetimet e para policore hedhin dyshimin se e ndjera i ka dhënë fund jetës me dëshirën e saj. Policia e Shtetit tha sot se rreth orës 12:50, shtetasja M. G., 28 vjeçe, banuese në Ishull Lezhë, dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë). Kur është konstatuar në gjendje kritike, 28 vjeçarja është dërguar për ndihmë mjekësore. Por edhe pse u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, asgjë nuk mund të bëhej për t’i shpëtuar jetën. Policia tha se 28 vjeçare vdiq në spital për shkak të helmit të fortë që përdoret për asgjësimin e minjve. gijotina.com/
Burimi:
gijotina.com