Humb jetën foshnja e porsalindur në spital, kallëzohen në Polici stafi mjekësor

Humb jetën foshnja e porsalindur në spital, kallëzohen në Polici stafi mjekësor

Një foshnjë e porsalindur ka humbur jetën në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni” në Tiranë. Mësohet se shtetasi me iniciale Xh. Q., 34 vjeç, ka bërë kallëzim në polici për stafin mjekësor të maternitetit. Policia e Tiranës njofton se materialet për rastin i janë referuar Prokurorisë me qëllim vlerësimin e mëtejshëm “Xh. Q., 34 vjeç, denoncon, se foshnja e tij ka humbur jetën, në spital, si pasojë e neglizhencës në trajtimin mjekësor. Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë, me qëllim vlerësimin e mëtejshëm”, njofton policia.
Burimi: Syri.net