Humb betejën me sëmundjen, ndërron jetën artisja shqiptare. Dedikimi i së motrës: Deri në përjetësi në zemrat tona

Humb betejën me sëmundjen, ndërron jetën artisja shqiptare. Dedikimi i së motrës: Deri në përjetësi në zemrat tona

Artistja nga Kosova, Rinesa Qeriqi, e njohur me emrin artistik Rinesancë, është ndarë nga jeta në moshën 25-vjeçare. Këngëtarja prej kohësh po përballej me tumor në tru, një betejë të cilën nuk mundi ta fitonte. Për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, për të ishte organizuar edhe një aktivitet për mbledhjen e fondeve, me qëllim mbulimin e kostove të trajtimit mjekësor. “Mëngjesi i sotëm na erdhi pa ty Rina jonë. Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona, deri në përjetësi. Të duam fort, unë, mami, babi, Buna e Froni. Pusho e qetë shpirt i bardhë”, shkruan motra e saj, Denisa Qeriqi. Në dhjetor të vitit 2025, ajo publikoi albumin e saj me 12 këngë, “Muzikë Mbijetese”.