Hulumtim i REL-it: Ishulli rus mund të fshehë sekrete të armëve biologjike

Hulumtim i REL-it: Ishulli rus mund të fshehë sekrete të armëve biologjike

Një objekt shkencor në një ishull të izoluar, i cili është i mbyllur për publikun, është i lidhur me një institut që është akuzuar se zhvillon armë biologjike për ushtrinë ruse, kanë zbuluar Shërbimi Rus i Radios Evropa e Lirë (REL) dhe Systema, njësia hulumtuese ruse e REL-it. Ishujt në rezervuarin e Vishnevolotskoje, në rajonin Tver, në veriperëndim të Moskës, dikur ishin të njohur në mesin e banorëve vendas për peshkim dhe për mbledhjen e frutave të egra. Pasi pjesa veriore e rezervuarit u shpall “monument natyror” në vitin 2023, qasja në shumë prej tyre – përfshirë ishullin Lisi, ku tani ndodhet Qendra e Fiziologjisë Eksperimentale – u kufizua. Systema dhe Shërbimi rus i REL-it erdhën në përfundim se drejtuesi i qendrës, Vladimir Maksimov, është...