Hoxha në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore: Evropa nuk mund të jetë plotësisht e bashkuar pa rajonin tonë
Takimi ministror I Nismës së Evropës Qendrore RUMANI- Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e pandashme e projektit evropian dhe afrimi i tij me Bashkimin Evropian kërkon më shumë se negociata anëtarësimi. Ky ishte mesazhi i ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha në takimin ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI) të zhvilluar në Bukuresht të Rumanisë. Duke iu referuar zhvillimeve gjeopolitike dhe sfidave të sigurisë në Evropë, Hoxha theksoi se bashkëpunimi mes vendeve të rajonit është më i nevojshëm se kurrë dhe se integrimi evropian duhet të shoqërohet me forcimin e lidhjeve rajonale. “Rajoni ynë nuk mund të bëhet plotësisht evropian nëse mbetemi të distancuar nga njëri-tjetri, dhe Evropa nuk mund të jetë plotësisht e bashkuar dhe e fortë për sa...
Burimi:
zeri.ai