Hoxha: Brenda policisë pati kundërshti për dhunën, disa njësi nuk iu përgjigjën thirrjeve
Hoxha: Brenda policisë pati kundërshti për dhunën, disa njësi nuk iu përgjigjën thirrjeve Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se kryeministri Rama e ka përdorur policinë për interesat e tij politike dhe se shpërblimi financiar i paralajmëruar për efektivët që kanë shërbyer gjatë protestave është një mënyrë për t’i vënë ata në shërbim të pushtetit. I ftuar në News 24, gazetari tha gjithashtu se brenda Policisë së Shtetit ka pasur kundërshti për mënyrën se si janë menaxhuar protestat, madje edhe raste kur njësi të caktuara nuk u janë përgjigjur thirrjeve. Ai paralajmëroi se komunikimet në radio gjatë operacioneve policore janë të regjistruara dhe se, sipas tij, mund të dalin në publik urdhra të tjerë përveç atij “Mos u kurseni”.Artan Hoxha: Rama e ktheu Policinë për interesin...
Burimi:
sot.com.al