Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Hoteli përfshihet në flakë në Indi, 14 viktima
👁10064
Të paktën 14 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer të martën në një hotel ne qytetin e Kalkutës, në Indinë lindore, ka bërë të ditur policia. Një oficer policie u ka thënë gazetarëve se zjarri ka shpërthyer të martën në mbrëmje në hotelin Rituraj në qendër të Kalkutës, dhe është shuar pas një përpjekjeje të mundimshme. Shkaku i zjarrit nuk është bërë ende i qartë, raporton AP. Zjarret janë të zakonshme në Indi, ku ndërtuesit dhe banorët shpesh shpërfillin ligjet e ndërtimit dhe kodet e sigurisë. Aktivistët thonë se ndërtuesit shpesh evitojnë çështjet...