Horda Azzuro shënon 25-vjetorin, mes kulturës së ultrasve dhe angazhimit shoqëror
Grupi i ultrasve Horda Azzuro, që mbështet klubin gjerman FC Carl Zeiss Jena, po shënon 25-vjetorin e themelimit me një ekspozitë në Jena, përmes së cilës prezanton historinë dhe jetën e grupit. Në një intervistë për gazetën gjermane taz, anëtarët Toni Schley dhe Clemens Ringmayer kanë folur për kulturën e ultrasve, organizimin e grupit dhe mënyrën se si ajo është zhvilluar gjatë viteve. Horda Azzuro u themelua në vitin 2001 dhe sot përbëhet nga rreth 65 anëtarë. Grupi udhëheq tribunën jugore të stadiumit të Jenas dhe, krahas mbështetjes për klubin, organizon koreografi, marshime, aktivitete dhe udhëtime për ndeshjet. Anëtarët e grupit e përshkruajnë kulturën ultra si një mënyrë jetese të bazuar në solidaritet, angazhim dhe përkushtim ndaj klubit. Brenda grupit, sipas tyre, bashkëjetojnë persona me...
Burimi:
kultplus.com