Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Holanda sytë nga armët amerikane për të ndihmuar Ukrainën, ndan 500 milionë euro për t’i blerë
Holanda njoftoi të hënën se do të kontribuojë me 500 milionë euro për të blerë pajisje ushtarake amerikane për Ukrainën, duke u bërë vendi i parë i NATO-s që kontribuon në një mekanizëm të ri për ta furnizuar Kievin me armë amerikane. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha muajin e kaluar se SHBA-ja do ta furnizojë armë Ukrainën, të paguara nga aleatët evropianë, por nuk dha hollësi se si do të funksiononte kjo. “Si aleati i parë i NATO-s, Holanda do ta dorëzojë një paketë prej 500 milionë eurosh me sisteme armësh amerikane (duke përfshirë pjesë dhe raketa Patriot)”, tha ministri i Mbrojtjes i Holandës, Ruben Brekelmans, në një postim në X. Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ish-kryeministër holandez, mirëpriti njoftimin dhe tha...