Hodhi mbetje mjedisore në afërsi të Stacionit Elektrik, Policia e Tiranës procedon penalisht 59-vjeçarin
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht një 59-vjeçar, i akuzuar për ndotje të mjedisit dhe ajrit. Bëhet me dije se uniformat blu kanë identifikuar 59-vjeçarin N. H., i cili kishte hedhur mbetje, duke ndotur mjedisin dhe ajrin në afërsi të Stacionit Elektrik në Selitë. Njoftimi: Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të angazhimit për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, kanë identifikuar shtetasin N. H., 59 vjeç, banues në Selitë, i cili kishte hedhur mbetje, duke ndotur mjedisin dhe ajrin në afërsi të Stacionit Elektrik. Në vijim të veprimeve, nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u procedua penalisht shtetasi N. H., 59 vjeç, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”....
Burimi:
vizionplus.tv