Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Hodhën mbeturinat e lokaleve në trotuar, procedohet penalisht 4 shtetas
Policia e Durrësit ka proceduar penalisht 4 persona të cilët hodhën në trotuar mbeturinat e lokaleve të tyre, duke shkaktuar ndotje të mjedisit. Sipas Policisë këta shtetas dyshohet se kanë hedhur vazhdimisht në rrugë, jashtë koshave, mbeturina të ndryshme të lokaleve të tyre. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, nga kontrollet e vazhdueshme në terren, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në ankesat e qytetarëve, kanë konstatuar se në lagjen nr. 1, Durrës, ishin hedhur mbeturina të ndryshme në rrugë, që kishin shkaktuar ndotje të mjedisit. Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit K. K., 42 vjeç, M. Ç., 50 vjeç, P. M., 45 vjeç dhe R. U., 35 vjeç, banues në...