Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Historianët mblidhen për “Studimet historike shqiptare, sfida dhe probleme” në Akademinë e Shkencave
Nga Juljana Vrapi Studimet historike mblodhën historianë e studiues në Akademinë e Shkencave. Projektet në fushën e historisë, historiografia që po përballet edhe me krizën e burimeve arkivore dhe çështje të tjera ishin pjesë e tryezës së rrumbullakët “Studimet historike shqiptare sot: sfida dhe probleme”, një veprimtari, që u organizua nga Komisioni i përhershëm i Historisë, pjesë e Akademisë së Shkencave. Tryeza shkencore u mbajt në praninë e akad. Skënder Gjinushit, kryetarit të Akademisë së Shkencave; akad. Anila Hodës, sekretares shkencore të ASHSH-së; akad. Gëzim Hoxhës, Kryetarit të Seksionit Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike, ASH dhe me pjesëmarrjen e anëtarëve të...