“Historia e Vlorës nuk mbrohet me lajme të sajuara”- Gonxhja: Godina historike ku u themelua Klubi Patriotik “Labëria”, s’do të kthehet në muze hebraik (VIDEO)

“Historia e Vlorës nuk mbrohet me lajme të sajuara”- Gonxhja: Godina historike ku u themelua Klubi Patriotik “Labëria”, s’do të kthehet në muze hebraik (VIDEO)

Muzeu Etnografik i Vlorës, godina historike ku u themelua Klubi Patriotik “Labëria”, nuk do të kthehet në muze hebraik, nuk do të tjetërsohet dhe nuk do t’i hiqet Bashkisë Vlorë. Kështu deklaroi sot ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale. “Ende në zyrë dhe dua të ndaj me ju një sqarim të rëndësishëm për deklaratat e pavërteta që po qarkullojnë prej disa ditësh për Muzeun Etnografik të Vlorës, ndaj dua ta sqaroj qartë: godina historike ku, në vitin 1908, u themelua Klubi Patriotik “Labëria”, nuk do të kthehet në muze hebraik, nuk do të tjetërsohet dhe nuk do t’i hiqet Bashkisë Vlorë”, shprehet Gonxhja. Ajo godinë, thekson ministri, do të vazhdojë të jetë Muzeu Etnografik dhe do të...