Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Historia e vërtetë e Shanikos tek filmi “Prita” dhe rrëfimi i regjisorit: Ai film më hëngri kokën, më çuan traktorist
Personi real nga është frymëzuar për krijimin e këtij personazhi, është Shaniko Starja (Jupasi) nga Kolonja. Ajo ishte vrarë në fillim të rrugës Elbasan-Tiranë (sipër Vidhasit) gjatë një beteje me gjermanët në fund të tetorit 1944. Pra, rreth 2-3 javë para betejës së 15 nëntorit 1944 që tregohet në këtë film. Kohë më parë regjisori i filmit “Prita”, Mit’hat Fagu e dha këtë intervistë… -Kishit bërë kryesisht filma dokumentarë, si e realizuat filmin “Prita”? -Filmi “Prita” për mua ishte një grackë. Tashmë që rishikoj ditarët që mbaja asokohe, për të kuptuar procesin e punës dhe më vonë të ndreqja gabimet...