Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Historia e patreguar e muhaxhirëve të Sanxhakut të Nishit
Dimri i vitit 1877- 1878 do të jetë fatal për popullsinë shqiptare të rajonit të Sanxhaku të Nishit, atëherë nën Perandorinë Osmane. Duke përfituar nga humbja e osmane në luftë kundër rusëve dhe kushtet e paqes, por edhe përkrahjen e fuqive evropiane të kohës, Principata Serbe (Pashallëku i Beogradit), nisi luftës kundër Perandorisë Osmane, duke sulmuar viset e Sanxhaku të Nishit. Pa ndonjë rezistencë nga Ushtria Osmane, për pak muaj serbët pushtuan Nishin e qytetet tjera, Kurshumlinë, Prokuplën, Vranjën, Leskocin e Pirotin. Ushtria serbe masakroi dhe dhunshëm shpërnguli pothuajse gjithë popullsinë e atij rajoni, pjesa dërmuese e së cilës ishte e etnisë shqiptare. Hulumtimet e bëra nga studiuesit kosovarë në arkivat e huaja, sidomos ato evropiane flasin për krime të tmerrshme të kryera nga ushtria serbe....